Telegrafi

Ka ndërruar jetë Robert LuPone, aktori i njohur nga “The Sopranos”

(Foto: WireImage/Getty Images)

Aktori Robert LuPone, i cili mbahet mend për rolin e tij në serialin kult, “The Sopranos”, ka vdekur në moshën 76 vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Ai vdiq të shtunën pas një beteje trevjeçare me kancerin e pankreasit. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar kompania e njohur teatrore, MCC Theater, të cilën aktori e themeloi 40 vite më parë.

“Komuniteti i Teatrit MCC vajton humbjen e partnerit tonë të dashur dhe frymëzues, kolegut dhe mikut të dashur, Bob LuPone, i cili jetoi pa frikë dhe me shumë kuriozitet, humor të mirë, pasion të pakufi dhe një zemër të plotë. Do të na mungojë shumë dhe gjithmonë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Në vitin 1976, fitoi çmimin Tony për aktorin më të mirë në muzikalin “A Chorus Line”, ku portretizoi personazhin e Zach. Shfaqja legjendare e Michael Bennett më pas theu rekorde në arkën e Broadway.

Në “The Sopranos”, LuPone fitoi popullaritet duke luajtur doktorin e familjes së Tony Soprano, Bruce ‘Cooze’ Cusamano.

Ai ka lënë pas gruan Virginia dhe djalin Orlando, motrën – ikonën e Broadway, Patti LuPone dhe vëllanë William. /Telegrafi/