Telegrafi

Ka ndërruar jetë regjisori i filmave horror, Romero

George A. Romero, krijuesi i filmave me “zombie” që lanë një ndikim jetëgjatë në zhanrin e filmave horror, është ndarë nga jeta si pasojë e kancerit në mushkëri në një spital të Torontos.

Ai ishte 77 vjeç. Romero shkroi dhe drejtoi klasikun e vitit 1968, “Nata e të vdekurve e të ngjallur” dhe gjithashtu pesë seri pasuese, përfshirë hitin e vitit 1987, “Agimi i të vdekurve”.

Edhe pse në prodhimin e tij të parë nuk përdorej fjala “zombie”, ai ishte i pari që solli në ekran të vdekur të rikthyer në jetë me prirje kanibale, transmeton Top Channel.

Përveç horroreve me “zombie” që hanin mish njeriu, filmat përfshinin edhe temën e njerëzve që nën panikun e rrethimit viheshin edhe kundër njëri-tjetrit në vend që të bashkoheshin kundër armikut të përbashkët.

Romero, i lindur në lagjen e Bronksit në Nju Jork ishte tepër i dhënë pas historive me përbindësha që i njihnin njerëzit që terrorizonin.

Menaxheri i tij tha se regjisori kishte vdekur, ndërsa dëgjonte kolonën zanore të “Njeriut të heshtur”, një prej filmave më të preferuar të tij.