Telegrafi

Ka ndërruar jetë regjisori dhe aktori Sydney Pollack

Pollack ishte diagnostikuar me kancer para nëntë muajsh, ndërsa ka vdekur të hënën pasdite në prani të familjes së tij në Pacific Palisades në Los Angeles.

Për dallim nga regjisorët e kohës së tij, Pollack ishte edhe aktor i filmave dhe programeve televizive duke e shfrytëzuar këtë përparësi për të bashkëpunuar me elitën e aktorëve të Hollywoodit dhe duke realizuar disa nga filmat më të suksesshëm të viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta.

Ai fitoi çmimin Oscar për regjisorin më të mirë në vitin 1986 për filmin "Out of Africa" me aktorë, Robert Redford dhe Meryl Streep, ndërsa filmi në përgjithësi fitoi shtatë çmime Oscar.