Site icon Telegrafi

Ka ndërruar jetë Olivia de Havilland, aktorja e “Gone with the Wind”

(Foto: Express/Getty Images/Guliver)

Aktorja Olivia de Havilland, fituese e dy çmimeve Oscar, ka ndërruar jetën në moshën 104-vjeçare.

Ajo ka vdekur në kryeqytetin francez, Paris, bën të ditur The Guardian, ndërsa transmeton KP.

Edhe pse De Havilland fitoi dy Oskarë për Aktoren më të Mirë për rolet e saj në filmat “To Each His Oën” (1946) dhe “Heiress” (1949), ajo u kujtua më së miri për rolin e Melanie në “Gone with the Wind” (1939).

(Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

De Havilland vazhdoi të veprojë deri në fund të viteve të tetëdhjeta, duke fituar një Golden Globe në vitin 1986 për rolin e Anastasia në “The Mystery of Anna”.

Ajo u lind në vitin 1916 në Tokio dhe u rrit në Kaliforni. Është motra më e madhe e aktores Joan Fontaine.

Exit mobile version