Telegrafi

Ka ndërruar jetë Jordan Feldstein, menaxheri muzikor i grupit “Maroon 5” dhe vëllai i Jonah Hill

(Foto: Twitter)

Menaxheri i njohur muzikor, Jordan Feldstein, ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare. Lajmin tragjik e ka publikuar familja e tij.

“Jordan ka telefonuar në emergjencë dhe është ankuar se ka probleme me frymëmarrjen”.

(Foto: Twitter)

“Fatkeqësisht, kur ekipi mjekësor ka arritur, ai ka vdekur”.

“Ju lutemi për privatësi në këto momente të vështira dhe në vend të ushqimit dhe luleve, paratë shpenzoni në qëllime bamirëse”, thuhet në njoftimin e familjes.

Siç raportojnë mediat, besohet se Feldstein ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti në zemër.

Maroon 5 (Foto: Getty Images)

Në karrierën e tij, ai ka bashkëpunuar më së shumti me grupin ” Maroon 5″.

Njëherësh, Feldstein ishte edhe vëllai i aktorit të njohur hollivudian, Jonah Hill. /Telegrafi/

Jonah Hill (Foto: Getty Images)