Site icon Telegrafi

Ka ndërruar jetë Joey Jordison, bashkëthemeluesi dhe bateristi i parë i “Slipknot”

(Foto: Instagram/thejoeyjordison)

Ish-bateristi i grupit ‘heavy metal’, “Slipknot”, Joey Jordison, ka vdekur në moshën 46 vjeçare.

Familja e tij ka njoftuar se ka vdekur në gjumë, ndërsa shkaku i vdekjes është ende i panjohur. Të afërmit theksuan se vdekja e tij la “një boshllëk në zemrat dhe një ndjenjë trishtimi të papërshkrueshëm”.

Jordison ishte një nga anëtarët origjinal të “Slipknot”, i cili u formua në vitin 1995 së bashku me perkusionistin Shawn Cruhan dhe basistin Paul Grey.

(Foto: AP/Variety)

Katër vite më pas, grupi lansoi albumin që ishte shumë i suksesshëm. Ata më vonë shitën miliona kopje të albumit në të gjithë botën dhe fituan një çmim Grammy.

“Slipknot” është i njohur për stilin e vet unik muzikor agresiv dhe maskat e tmerrit gjatë shfaqjeve.

Jordison ishte anëtar i këtij bendi deri në vitin 2013 dhe e la atë pasi u diagnostikua me një lloj skleroze multiple.

Ai lindi në vitin 1975 në Des Moines, Iowa dhe mori bateritë e para nga prindërit e tij kur ishte vetëm tetë vjeç. Ai u rrit me muzikë dhe iu bashkua një projekti të quajtur Pale Ones në vitin 1995 që më pas u shndërrua në “Slipknot”.

Bateristi ka bashkëpunuar me grupe të tjera dhe ka performuar me “Metallica”, “Korn” dhe Rob Zombie. /Telegrafi/

 

Exit mobile version