Diplomati austriak dhe ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.
Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë, Rohan në vitet 1990, ka marrë pjesë në hartimin e politikës për Ballkanin, me qëllim të vendosjes së paqes dhe zhvillimit të një perspektive evropiane në këtë rajon.
Ai së bashku me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtissari, ka marrë pjesë në negociatat për statusin e Kosovës.
“Austria ka humbur njërin nga diplomatët më të aftë. Për ministrinë dhe mua personalisht, vdekja e Rohanit paraqet humbje të një modeli të madh”, tha shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg.
We have lost today Albert Rohan, one of the giants of European diplomacy and one of the finest peacemakers on the Balkans. He will be remembered for his distinct diplomatic and intellectual skills, from whom I have learnt a lot over the years about the art of negotiation pic.twitter.com/0RLAJeTyV9
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 5, 2019
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enever Hoxhaj, ka thënë përmes një postimi në Twitter se Rohan ka qenë një nga gjigantët e diplomacisë evropiane dhe një nga paqebërësit më të mirë në Ballkan. /Telegrafi/