Site icon Telegrafi

Ka ndërruar jetë Gerry Marsden, interpretuesi i himnit të Liverpoolit, “You’ll Never Walk Alone”

(Foto: Liverpool Echo)

Këngëtari i dikurshëm i grupit “Gerry and the Pacemakers”, Gerry Marsden, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Ai ka qenë më së shumti i njohur për këngën “You’ll Never Walk Alone” që është himn i klubit të Liverpoolit.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar në Twitter, miku dhe bashkëpunëtori i tij, Pete Price.

“Me dhimbje në zemër, pasi bisedova me familjen, më duhet t’ju tregoj se legjendari Gerry Marsden ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër si pasojë e një infeksioni në zemër.

“Ia dërgoj gjithë dashurinë e botës Paulines (gruas) dhe familjes së tij. ‘You’ll Never Walk Alone’ (‘Nuk do të ecësh kurrë vetëm’)”, shkruan në njoftimin e tij.

Marsden, i cili në vitin 1993 publikoi librin autobiografik me titull “I’ll Never Walk Alone”, ishte pensionuar në vitin 2001 pas dy operacioneve në zemër. /Telegrafi/

Exit mobile version