Një prej aktoreve më të njohura meksikane, Edith Gonzalez, ka ndërruar jetë në moshë 54 vjeçare.
Ylli i serialeve televizive ishte diagnostikuar me kancer të vezores në vitin 2016 dhe trajtimi kishte shkuar mirë.
Mirëpo, siç transmeton BBC, sëmundja vdekjeprurëse i është kthyer, ashtu që aktorja e ka humbur luftën me kancerin.
Gonzalez e nisi karrierën në vitet e shtatëdhjeta në seriale për fëmijë dhe më pas me dekada të tëra ka punuar në emisione televizive, seriale, filma dhe në teatër.
Ka luajtur role të fuqishme femërore në disa prej telenovelave më të popullarizuara në gjuhën spanjishte. Njëherësh, ka fituar edhe çmime të shumta falë roleve të suksesshme. /Telegrafi/