Telegrafi

Ka ndërruar jetë bashkëshortja e Ismet Pejës (Foto)

Ka ndërruar jetë bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur shqiptar Ismet Peja.

Pas një sëmundje të gjatë, bashkëshortja e këngëtarit ka ndërruar jetë, duke i lënë në pikëllim të thellë gjithë familjen.

Këtë e ka bërë të ditur djali i këngëtarit përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Facebook.

“Pusho e qetë nëna ime. Ashtu siç ke qenë tërë jetën”, ka shkruar Visari në Faceook. /Telegrafi/