Telegrafi

Ka ndërruar jetë aktorja e parë që fitoi çmimin e Kanës

Aktorja franceze, Michele Morgan, ka ndërruar jetë në moshë 96 vjeçare.

Ajo u bë e njohur pas aktrimin përkrah Humphrey Bogart dhe Frank Sinatras, si dhe ishte fituesja e parë e çmimit për Aktoren më të mirë në Festivalin e Kanës (për “Pastoral Symphony” në vitin 1946).

Familja e saj ka bërë të ditur se Morgan ndërroi jetë të martën, ndërsa nuk është bërë i ditur shkaktari i vdekjes.

Michele Morgan në një nga daljet e saj më të fundit, në vitin 2006

Presidenti Francois Hollande në një deklaratë lëshuar me rastin e vdekjes së aktores, e ka quajtur atë një legjendë që ka lënë gjurmë nëpër gjenerata.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo ka jetuar në Hollywood dhe ka luajtur në filma, si “The Fallen Idol”, ndërsa ishte martuar me regjisorin amerikan William Marshall.

Emri i vërtetë i saj ishte Simone Roussel, ndërsa Michele Morgan ishte emri skenik që e mori më vonë. /Telegrafi/