Site icon Telegrafi

Ka ndërruar jetë aktorja britanike June Whitfield

June Whitfield (Foto: Tim Whitby/Getty Images/Guliver)

Aktorja britanike, June Whitfield, ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare – raporton BBC.

Whitfield lindi në Londër ndërsa ishte e rregullt në programe televizive dhe në radio për gjashtë dekada.

June Whitfield (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Ajo u bë e famshme falë roleve komike në serialin “Terry and June” dhe “Absolutely Fabulous”.

Pos tyre ka luajtur edhe në disa realizime shumë të rëndësishme britanike, si “Carry On”, “Hancock’s Half Hour”, ndërsa është shfaqur edhe në “Friends”.

Një prej realizimeve më të fundit të rëndësishme të saj, ka qenë emisioni britanik, “EastEnders”, në të cilin u shfaq në moshë 89-vjeçare.

Dama June Whitfield (Foto: Jonathan Brady/WPA-Pool/Getty Images/Guliver)

Tre vite pas këtij emisioni, ajo e mori edhe titullin zyrtar të ‘damës’ në Mbretërinë e Bashkuar.

Zëdhënësi i familjes së saj ka thënë se aktorja ka ndërruar jetë papritur të premten mbrëma.

Vlen të theksohet se personalitete të shumta të njohura kanë shprehur ngushëllime dhe e kanë lavdëruar figurën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version