Telegrafi

Ka ndërruar jetë aktori Verne Troyer

(Foto: Getty Images)

Aktori Verne Troyer, i cili ka qenë më së miri i njohur për paraqitjen në filmat “Austin Powers”, ka ndërruar jetë në moshë 49 vjeçare.

“Me pikëllim të madh dhe zemër të thyer, ju njoftojmë se sot (e shtunë) Verne ka ndërruar jetë. Me vite të tëra ai ka vuajtur dhe ka fituar… por, fatkeqësisht këtë herë nuk ia doli”, shkruan në faqen e tij në Facebook, transmeton BBC.

Troyer është më së shumti i njohur për rolin e Mini-Me në filmat “Austin Powers”, si edhe për rolin e Griphook në filmin e parë të “Harry Potter”.

Gjatë jetës, ai është paraqitur në disa seriale të drejtpërdrejta televizive, duke përfshirë edhe spektaklin britanik të vitit 2009, “Celebrity Big Brother”.

Aktori është paraqitur rregullisht në “Celebrity Juice”, ndërsa ka luajtur edhe në filmin me metrazh të gjatë të Keith Lemon,”Keith Lemon: The Film”.

Në fillim të muajit prill, Troyer ishte shtruan në një spital në Los Angeles, por ekipi i tij nuk kishte treguar se nga çfarë po vuante.

(Foto: Getty Images)

Një vit më parë, ai ishte hospitalizuar për shkak të vartësisë nga alkooli dhe përmes një komunikate i kishte bërë publike të gjitha problemet e tij.

Verne Troyer karakterizohej për gjatësinë trupore prej vetëm 81 centimetrash, si rezultat i akondroplazisë, me ç’rast konsiderohej si një prej njerëzve më të shkurtë në botë. /Telegrafi/