Roger Smith ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.
Aktori vdiq të dielën në spitalin Sherman Oaks në Kaliforni.
Roger ka luajtur në serinë “Sunset Strip” derisa një sëmundje neuromuskulare e detyroi që ta përfundonte karrierën në të tridhjetat.
Ai vazhdoi të menaxhojë karrierën e gruas së tij, Ann-Margret, e cila luajti në filma, si “Bye Bye Birdie” dhe “Viva Las Vegas” dhe fitoi Globin e Artë për Aktoren më të mirë.
Roger së fundi u shfaq publikisht së bashku me Ann-Margret në premierën e “Going In Style” në mars.