Miguel Ferrer e ka humbur luftën me kancerin e fytit dhe ka ndërruar jetë të enjten në moshë 61 vjeçare – ka njoftuar CBS.
Aktori ishte kushëri i George Clooneyt, babai i tij, Jose Ferrer, ishte fitues i çmimit Oscar, ndërsa nëna e tij, Rosemary Clooney, ishte këngëtare.
Ndër rolet më të njohura të tij ishte ai në serialin “NCIS: Los Angeles”, ku luante Owen Granger, ndërsa në fund të vitit që shkoi në serial u shfaq një pjesë që nxiste dyshime se ai luftonte me një sëmundje të rëndë.
“Aktori Miguel Ferrer e humbi luftën me kancerin dhe ka vdekur në shtëpinë e tij. Ai ishte i rrethuar nga familjarët dhe miqtë, duke përfshirë edhe gruan e tij Lori, djemtë Lukas dhe Rafi, si edhe vëllezërit dhe motrat”, thuhet në njoftim.
“Miguel e bëri botën më të shndritshme dhe më argëtuese, shkuarja e tij na ka goditur shumë, saqë asgjë tjetër në krahasim me këtë nuk është e rëndësishme”, ka thënë George Clooney.
Ferrer ka luajtur edhe në filmat, si “Crossing Jordan”, “RoboCop” e “Iron Man 3”. /Telegrafi/