Site icon Telegrafi

A ka ndaluar partneri së bëri këtë? Kjo është shenjë se dashuria po shuhet…

A ka ndaluar papritmas partneri t’ju dërgojë emojis (imazhe sociale) në mesazhet që ua dërgon? Kjo mund të jetë indikator se dashuria po shuhet.

Të paktën kështu thuhet në disa diskutime të nxehta në “Reddit”, ku njerëzit kanë diskutuar shenjat e humbjes së interesit në një lidhje, transmeton Telegrafi.

Njerëzit i kishin renditur përgjigjet e tyre duke filluar nga mungesa e seksit, e deri te mos thënia e fjalisë “të dua” – por një reduktim i përdorimit të emojis ishte shfaqur papritmas.

“Ai kishte ndaluar së futuri emojis në mesazhet e tij. Fillimisht mendoja se jam budallaqe, por, çfarë të bëjë, ishte vetëm një shenjë e hershme”, ka treguar njëra.

Përveç kësaj, edhe një grua tjetër ka treguar se gjatë kohës që partneri i dërgonte asaj emojis, kjo ndihej shumë e lumtur dhe dashuria lulëzonte. Por, gjërat kishin përfunduar keq kur ai kishte ndaluar së dërguari emojis. /Telegrafi/

Exit mobile version