Philippe Coutinho ndihet mirë pas rikthimit në Ligën Premier te skuadra e Aston Villas, aty ku debutoi me gol në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit.
Aston Villa luajti baras 2-2 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për jaëvn e 22-të të Ligës Premier.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jacob Ramsey (77’) dhe Philippe Coutinho (82’) për vendasit, ndërsa për mysafirët u shënuan nga Bruno Fernandes (6’, 67’).
Kjo ndeshje ishte edhe debutuese për Coutinhon, i cili vetëm para disa ditësh kompletoi huazimin e tij nga Barcelona.
Pas golit të shënuar në debutim, braziliani ka folur për mediat angleze, ku e ka theksuar se i ka munguar Liga Premier.
14 minutes into his debut, Coutinho levels the score at Villa Park! Incredible! 😍
🟣 2-2 ⚪ [82'] #AVLMUN https://t.co/wa12TfskrV
— Aston Villa (@AVFCOfficial) January 15, 2022
“Më kanë munguar këto ndeshje, më ka munguar Liga Premier”, ka thënë fillimisht Coutinho pas ndeshjes ndaj Unitedit.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu”.
“Po.. isha pak nervoz! Nuk flas shumë mirë anglisht, preferoj të luaj më shumë futboll në fushë sesa për të folur”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/