Irina Shayk ka shkëlqyer si gjithmonë edhe në reklamën më të fundit të bërë për të brendshmet.
Ish e dashura e Critstiano Ronaldos ka treguar edhe njëherë se di të bëjë më së miri punën e modeles.
“Unë dhe intimissimi. Kënaquni duke parë reklamën time televizive për Intimissimi”, ka shkruar në Instagram Shayk, transmeton Telegrafi.
Irina shihet duke reklamuar të brendshmet e zeza të kompanisë së veshmbathjeve italiane.
Kjo ka mjaftuar që video të marrë mbi 300 mijë pëlqime në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/