Ja vdekje ja pushtet!
Si është e mundur kjo batërdi, ky krim, kjo çmenduri?
Ministria e Shëndetit Publik njofton për shtim të të infektuarve dhe për të vdekur në spital.
Kushedi sesa vdesin në shtëpi. Do të tmerrohemi ndofta ndonjë ditë nëse e marrim vesh.
Ministria e Arsimit urdhëron që pikërisht këto ditë të bëhet gjoja fushata për zgjedhjet në universitete.
Ku do të duhen të mblidhen pedagogë e studentë? Të infektojnë njëri-tjetrin!?
A ka Ministri të Çmendurisë në këtë vend?
A duhet për pushtet të prodhohen vdekje?
Ja vdekje ja liri, apo ja vdekje ja pushtet ?
A ka kod Penal?
A ka më arsye në këtë vend?
Kush dëshiron ta vrasi rininë dhe inteligjencën shqiptare?