Telegrafi

Ka më shumë këngë të palansuara të Amyt

Mitch Winehouse ka zbuluar se ai ka këngë të Amyt të regjistruara me orkestrin kombëtar britanik të të rinjve, por nuk është i sigurt nëse ndonjëherë do të lansohen projektet e saj.

“Unë kam edhe ca gjëra të regjistruara të saj me orkestrën kombëtare të jazz-it, por nuk e di nëse ato do të publikohen ndonjëherë. Janë këngë shumë të mira, në interpretim ‘live”, ka potencuar Mitch. /Telegrafi/