Një punë të mundimshme të cilën e bëni çdo javë do të bëhet shumë e thjeshtë.
Ndërrimi i çarçafëve është punë e cila me siguri pak kujt i krijon kënaqësi, transmeton Telegrafi.
Kur ndërrojmë jastëkët dhe çarçafët e kemi paksa më lehtë, mirëpo kur fillojnë me jorganin, aq më parë me atë të madhësisë së shtratit për çifte, nëse nuk ke ndihmën edhe të dy vetave, e tërë puna shndërrohet në ankth.
Kjo femër ka shpikur mënyrën gjeniale se si ta fusë vetë jorganin në çarçaf, madje për më pak se një minutë.
Ne mezi po presim të shkojmë në shtëpi dhe të provojmë metodën e saj, por jemi të sigurt që edhe ju do ta provoni. /Telegrafi/