Site icon Telegrafi

Ka mbërritur Tesla Model S Plaid me mbi 1.000 kuaj fuqi

Modeli S Plaid u njoftua disa vjet më parë dhe tani kanë filluar dërgesat e para të kësaj veture fantastike.

Me atë rast, u mbajt një ceremoni e vogël në të cilën foli njeriu i parë i kompanisë, Elon Musk.

Vetura ka tre motorë elektrikë dhe fuqi në të gjitha rrotat.

Vetura elektrike jep 1,034 kuaj fuqi (761 kW) dhe lejon automjetin të përshpejtojë nga 0-60 milje në orë (0-100 km/orë) në 1,99 s, transmeton Telegrafi.

Shpejtësia maksimale deklarohet në 322 km/orë. Sidoqoftë, kjo shpejtësi aktualisht është e mundur vetëm në letër, sepse kërkon goma speciale, opsionale – të cilat nuk janë bërë akoma.

Autonomia e vozitjes vlerësohet në 628 km, dhe nëse klienti zgjedh grupin opsional të rrotave 21 inç, rrezja e lëvizjes zvogëlohet në 563 km.

Model S Plaid fillimisht kishte një çmim prej 119,990 dollarë, dhe Tesla e rriti atë me 10,000 dollarë, në 129,990 dollarë para fillimit të prodhimit. /Telegrafi/

Exit mobile version