Telegrafi

Ka masturbuar gjatë lindjes për të mos i ndier dhembjet: Thotë se ka pasur sukses!

Angela Gallo (30) fotografe nga Australia, nënë e dy fëmijëve. Lindja e parë e saj ka zgjatur 45 orë. Kur është dashur që të lindë fëmijën e dytë, nuk ka dashur t’i durojë dhimbjet.

Ka vendosur që të aplikojë metodën e pazakonshme, masturbimin dhe thotë që i ka ndihmuar që të lindë djalin pa dhimbje. Lindja e dytë ka zgjatur gjashtë orë dhe ka ndodhur në shtëpinë e saj.

Kur kanë filluar kontraktimet, është ndier e dobët dhe e pafuqishme. Dhe ka vendosur të masturbojë.

Derisa shumica janë befasuar me vendimin e saj, ajo thotë që ky lloj stimulimi është zgjidhje e natyrshme kundër reaksioneve të dhembshme.

Dhe ua rekomandon edhe femrave të tjera, transmeton Telegrafi.

Nuk ka asgjë seksuale në këtë gjë. Ju thotë trupi: “Ej, ilaçi natyror kundër dhembjeve është këtu”.

Fjala është për atë që të hulumtoni mundësitë tuaja, të hulumtoni opsionet tuaja gjatë lindjes dhe të merrni kontrollin mbi atë e përjetoni edhe fizikisht, edhe emocionalisht, ka thënë Angjela.

Me tregimin e vet i eliminon tabutë, sepse, edhe pse është e njohur që një numër i caktuar i femrave gjatë lindjes përjetojnë orgazëm dhe se në këtë mënyrë luftojnë kundër dhembjeve, nuk flitet fare për këtë gjë. /Telegrafi/