Milan dhe Zlatan Ibrahimovic thuhet se do të vazhdojnë së bashku për një vit tjetër, pasi kanë arritur një marrëveshje të re deri në qershor të viziz 2022.
Tuttomercatoweb raporton se suedezi ka arritur një marrëveshje me Djallin pas negociatave të javëve të fundit.
Mbeten vetëm detajet përfundimtare për rinovimin vjetor, të lidhura me shpërblimet dhe synimet individuale që do të përfshihen në marrëveshje.
Por, mediumi pretendon se zgjatja e kontratës me Ibrahimovic do të bëhet publike së shpejti, pasi Milani sinjalizon se ata duan t’i japin vazhdimësisë së projektit duke u rinovuar me liderin e tyre të skuadrës.
39-vjeçari ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje të Serisë A në këtë edicion, derisa është duke u përgatitur të përfshihet për Kampionatin Evropian këtë verë. /Telegrafi/