Site icon Telegrafi

Ka marrëveshje verbale mes Guardiolas dhe Cityt – kontratë deri në vitin 2025

Manchester City dhe Pep Guardiola janë në rrugë të mirë për të rinovuar bashkëpunimin e tyre.

Trajneri spanjoll u ka konfirmuar drejtuesve të klubit se është i lumtur në “Etihad Stadium” dhe dëshiron ta vazhdojë kontratën.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Guardiola do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025.

Bisedimet kishin vazhduar për disa muaj, por gjithmonë ka pasur kontakt pozitiv mes të dyja palëve.

Andaj, në ditët e ardhshme pritet që të bëhet edhe prezantimi zyrtar i Cityt dhe Guardiolës se kanë vazhduar kontratën.

Kontrata e spanjollit skadonte në verën e vitit 2023, por që po i vazhdohet tani deri në vitin 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version