Telegrafi

A ka marrëveshje United me Ibrahimovicin?

Zlatan Ibrahimovic raportohet se nuk ka arritur akoma marrëveshje me Manchester Unitedit, pavarësisht raportimeve se ai do të jetë transferimi i parë i Jose Mourinhos në Old Trafford.

34-vjeçari është lojtar i lirë pas largimit nga PSG gjatë verës.

Disa klube, duke përfshirë disa nga Amerika dhe Kina, kanë shprehur interesim për suedezin, por sipas raportimeve të fundit lojtarit i ishte ofruar kontratë njëvjeçare nga “Djajtë e Kuq”.

Megjithatë, sipas “SkySports”, akoma nuk ka marrëveshje për Ibrahimovicin.

Për pak ditë pritet që te Unitedi të zyrtarizohet ish-trajneri i Chelseat, Jose Mourinho.