Qeni 5-vjeçar i racës labrador, u ndihmon viktimave të krimeve që të përballen në sallën e gjyqit me sulmuesit e tyre, por edhe të “çelen” para policisë me qëllim që të mund t’ju ndihmojnë në hetime.
Një burrë me doreza qëndron i ulur duke pritur që të shfaqet gjykatësi. Ai shoqërohet nga dy policë nga burgu më i afërt, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, e ëma dhe dy vajzat e saj qëndrojnë afër avokatit dhe zhvillojnë strategjinë, para se të futen në sallën e gjyqit. Duket se bëhet fjalë për një rast “shkurorëzimi”.
Këto janë disa skena të zakonshme në mbarë gjykatat e Francës, por këtu ekziston edhe një detaj shumë interesant. Gjykatësit në jugperëndim të Francës “sorollaten” të veshura me të zeza të shoqëruar me qenin e quajtur Lol.
Avokatët dhe punonjësit në gjykatë dalin nga zyrat e tyre për të ndihmuar qenin pesëvjeçar, shkruan BBC.
Dy vitet e para, Lol është bërë qeni i parë në Evropë që ndihmon viktimat e krimeve, në veçanti ata që kanë përjetuar dhunë dhe keqtrajtim seksual.
Ai e njeh punën e gjykatës më mirë se cilido tjetër punonjës i këtij institucioni. Ky labrador është i trajnuar të ruaj gjakftohtësinë para të huajve, përfshirë edhe fëmijët.
Ai i përballon debatet e nxehta, situatat emocionuese gjatë marrjes në pyetje apo momentet kur viktima e dhunës seksuale ballafaqohet në katër sy me përdhunuesin.
“Pas intervistimit të shkurtër, i thirra për ndihmë qenin sepse besoja se prezenca e tij do ta ndihmojë viktimën që të çelet dhe të tregojë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Frederic Almendros.
“Qeni qëndron i ulur pranë viktimës në sallën e gjyqit dhe e ndihmon të lirojë stresin”, ka shtuar ai.
Lol tashmë ka marrë pjesë ne 80 raste të ndryshme me viktima nga 3 deri në 90-vjeç. /Telegrafi/