Telegrafi

Ka marr zjarr një shtëpi në Draçevë, tre shtëpi tjera kanë marr flakë

Nga QMK Shkup njoftojnë se rreth orës 17:25 ka shpërthyer zjarr në konstruksionin e kulmit të një shtëpi në rrugën “Branko Zarevski” në Draçevë të Shkupit.

Për momentin raportohet se zjarri është përhapur dhe janë prekur tre banesa.

“Ndërhynë 15 zjarrfikës me gjashtë makina zjarrfikëse nga Njësia e Zjarrfikëses së Qytetit të Shkupit. Ekipet e BPPA-së të Qytetit të Shkupit edhe në ora 20:15 janë në terren”.

“Dy shtëpi në rrugën “Branko Zarevski” në Draçevë është përfshirë nga zjarri sonte, i cili është lokalizuar pas intervenimit të Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa shkak ka qenë dëmi material. Jemi duke punuar në vlerësimin e terrenit, tha për AMI, Zvonko Tomevski, komandant i BPPA-së të Qytetit të Shkupit.

Është ndërhyrë me 25 zjarrfikës dhe nëntë makina zjarrfikëse” tha shefi i zjarrfikësve me informacion të plotë