Site icon Telegrafi

A ka Maqedonia gjyqësi të pavarur?

Akademiku Vllado Kambovski beson se në institucionet gjyqësore punojnë juristë të suksesshëm dhe njerëz të ndërgjegjshëm që kanë kapacitet për ta mbrojtur qëllimin kryesor të sundimit të ligjit përballë ndikimeve partiake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, shoqëria në Maqedoni nuk mund ecë përpara me informacione të pasqaruara për rastet e rënda kriminale që janë në institucionet gjyqësore, ndërkaq shtonë se e vërteta mund të vërtetohet përmes procedurës gjyqësore, respektivisht ndëshkimit.

Profesori Gordan Kallajxhiev thotë për Tv Telma se në periudhën e kaluar, shumë çështje që lidhen me zbatimin e ligjit të ri për procedurë penale morën dimension politik. Sipas tij, në botë përdoren dëshmi të siguruara në mënyrë ilegale, por vetëm kur merren nga personat e tretë, e jo nga policia apo prokuroria. Qytetarët e dijnë se të ashtuquajturat bomba nuk janë prodhim i PSP-së që u formua për t’u hetuar ato materiale të siguruara nga pala e tretë.

Prokurori Zllatko Bikovski vlerëson se Ligji për procedurë penale, në mënyrë vendimtare ndalon përdorimin e të gjitha materialeve dhe dëshmive të siguruara në mëyrë ilegale, kurse pushtetin gjyqësorë e përbëjnë gjykatës të cilët janë të pavarur./Telegrafi/

Exit mobile version