Për gati një dekadë, shoqëroi publikun kosovar çdo të hënë bashkë me kolegët tjerë në serialin ‘Kafeneja jonë’.
Aktorja Irena Cahani me rolin e saj si Ganimetja, fitoi zemrat e spektatorëve të cilëve iu mungon shumë seriali në përgjithësi.
Shtrohet pyetja, a vlen e njejta edhe për kastin e aktorëve ?!
Në një intervistë për Prive, Irena deklaroi se për aq kohë së bashku, stafi ishte familjarizuar shumë me njëri-tjetrin dhe natyrisht që ka mall për peridhën e kafenesë.
‘Gjithqysh, gjithqysh, kisha pas qef me lujt edhe një herë, së paku një episodë’ – u shpreh Cahani për Prive.
Aktorja foli edhe për aventurën e re televizive në serialin ‘Çka ka shpija’ që gjithashtu po i pëlqen si eksperiencë.