Kur të kuptoni që sapuni është i vetmi artikull që ju duhet që të shkëlqeni, do t’ju vijë keq përse deri tani për këtë gjë nuk keni ditur.
Truku më i ri për vetulla të përsosura në të vërtetë është metodë plotësisht e vjetër hollivudiane, e cila kërkon vetëm – sapunin.
Do të befasoheni se sa ndikojnë vetullat e rregulluara në bukurinë tuaj, transmeton Telegrafi.
Tashmë një kohë në modë janë vetullat e trasha, gjë që kanë qenë të preferuara në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar.
Atëherë grimerët hollivudianë bënë revolucion, sepse shpikën teknikën e cila rregullonte vetullat e dendura me ndihmën e vetëm një gjëje – e ajo gjë është sapuni.
Pas tretmanëve të shumtë kimikë, blogeret e sotme kanë vendosur që të promovojnë këtë metodë të vjetër, e cila do t’ju kënaqë plotësisht. /Telegrafi/