Telegrafi

Ka luajtur për Prishtinën dhe Ballkanin, Berat Hyseni komenton për derbin e së shtunës

Berat Hyseni është një nga futbollistët që ka bërë karrierë në të dy klubet, si te Prishtina ashtu edhe te Ballkani.

Hyseni më shumë ka bërë karrierë në Prishtinë, por në fund kishte luajtur për një vit edhe te Ballkani.

Ai ka dhënë një mendim për derbin që zhvillohet të shtunën.

“Do të jetë një ndeshje e fortë. Normalisht që do ta shikoj, kësaj radhe nga TV-ja pasi jam në Londër”.

“Ballkani është rritur në organizim në vitet e fundit dhe kanë një skuadër të mirë aktualisht”.

“Prishtina vazhdon të mbetet e fortë dhe në çdo vit lufton për titull”.

“Duket parë skuadrat dhe renditjen besoj që ndeshjen do ta fitojë Prishtina, pasi ka më shumë eksperiencë në ndeshje të tilla”, ka thënë Hyseni.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit zhvillohet të shtunën nga ora 17:00. /Telegrafi/