Site icon Telegrafi

“Ka lëkundje të forta,…”, momenti kur tërmeti i pasdites në Shqipëri trembi gazetaren në transmetim Live

Lëkundjet e tërmetit kanë krijuar panik dhe ankth tek qytetarët shqiptarë, ndërsa deri në këto momente raportohen për 21 persona të vdekur dhe 600 të tjerë të plagosur.

Lëkundjet e orës 18:05 dhe 18:15 janë ndjerë edhe në studion e lajmeve në “News24” teksa gazetarja Nisida Tufa ishte në lidhje “live” me kolegun Ergys Gjençaj, shkruan bw.

“Ergys teksa raporton ka lëkundje të forta. Ndihen edhe në studio, besoj ndihen shumë edhe atje ku ndodhesh edhe ti. Janë të shpeshta në këto momente, edhe pse nuk duam të bëjmë panik, por në fakt frikë shkaktohet”, tha gazetarja, ndërsa vijonin lëkundjet edhe në studion e lajmeve në “News24”.

E marta (26 nëntor) filloi me disa tërmete të fuqishme në Shqipëri, i pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës.

Dridhjet janë ndier shumë edhe në Kosovë, por nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa në Shqipëri deri në orën 20:00 janë raportuar për 21 viktima dhe shumë të lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version