Telegrafi

“Përballje”: A ka kurdisje të ndeshjeve në Kosovë? (Video)

Në emisionin “Përballje” u diskutua për futbollin e Kosovës. A ka kurdisje në elitën e futbollit të Kosovës dhe pse ndodhë kjo?

A do të merren sanksione e dënime ndaj personave të përfshirë në skandalin me dyshime të mundshme për kurdisje të ndeshjeve të futbollit? A është kjo dukuri e pranishme në futbollin e Kosovës dhe pse?

A janë në lojë edhe bastoret e Kosovës? A do të ketë hetime nga UEFA për kurdisje të mundshme në futbollin e Kosovës.

Kur të jetë gati stadioni i Kosovës gati për ndeshjet e përfaqësueses?

Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Ibër Alaj – drejtor i departamentit të sportit

Eroll Salihu – sekretar i përgjithshëm , Federata e Futbollit të Kosovës;

Bujar Mehmeti – gazetar i sportit, KTV

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/