Heerenveen mposhti 5-0 Rayo Vallecanon në një ndeshje, por vëmendjen kryesore e mori i riu norvegjez, Osame Sahraoui, i cili shënoi super gol.
Skuadra e Heerenveen që drejtohen nga Robin Van Persie dominuan kundërshtarin spanjoll, por që momenti më i bukur i takimit u regjistrua në minutën e 19-të, kur u shënua një gol që rrallë shihet në fushat e futbollit.
Osame Sahraoui, sulmuesi 23-vjeçari norvegjez me origjinë marokene, dhuroi spektakël në fushë, ku realizoi një gol të jashtëzakonshëm.
Driblime të bukura kundrejt lojtarëve të Rayo Vallecanos dhe në fund një parabolë që shtangu portierin e ekipit të La Ligas, Dani Cardenas.
Insane goal from Osame Sahraoui in pre season🔥 pic.twitter.com/FphZrgU9hj
— NorwayFoot (@NorwayFoot) July 26, 2024
Holandezët realizuan edhe katër herë të tjera në pjesën e dytë, ku spikati norvegjezi tjetër, Daniel Seland Karlsbakk, që shënoi het-trik. /Telegrafi/