Një përdoruesi Twitter nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka postuar një fotografi të një maceje. Kjo fotografi sigurisht se nuk do të fitonte vëmendjen e medieve, po të mos dukej se macja në fotografi e ka barkun e shpuar.
Macja me vrimë në mes të trupit shumë shpejt është bërë sensacion, kurse shumë përdorues të këtij rrjeti me të vërtetë kanë menduar se bëhet fjalë për ndonjë “mace përbindësh”, transmeton Telegrafi.
Një përdorues i Twitterit ka postuar fotografinë e kafshës shtëpiake. Por edhe pse ishte shkrepur nga një kënd tjetër, duhet pranuar se nga ai pozicion dukej se kishte një vrimë në barkun e saj.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për ndonjë mrekulli, por thjesht macja në fotografi ka ngjyra të ngjashme me atë të rërës në Emirate. /Telegrafi/