Telegrafi

“I ka hyrë zhanrit tallava, dikur shante kolegët” – Dafina Zeqiri kritikohet për këngën e re “Dumlla Dumlla”

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, këto ditë solli një tjetër projekt të ri muzikor.

Ajo realizoi një version të këngës “Dumlla Dumlla” në bashkëpunim me artistin nga Belgjika, Dystinct.

Kjo këngë e tyre ritmike u shpërnda gjithandej, por një pjesë e madhe nuk e pëlqyen atë.

Disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale thanë se 35-vjeçarja i ka hyrë tashmë zhanrit tallava.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Fansave siç shihet nuk iu pëlqeu Dafina në këtë stil muzikor, meqë deri më tani ka qenë tërësisht ndryshe.

 

“Nuk e di si mundet më keq”, “Valla moti ia ka nis tallava, nuk është për t’u habitur”, “Është duke u bërë e mërzitshme”, “Dikur shante kolegët tani vetë”, “Turp” – qenë vetëm disa nga komentet.

Ky projekt në anën tjetër për tri ditë grumbulloi mbi 1.5 milion shikime në YouTube. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

 

Foto: Screenshot/Instagram