Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz, do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit pasi pësoi një këputje të kofshës gjatë kampit stërvitor të skuadrës në Dubai.
Sipas The Athletic, 25-vjeçari aktualisht është duke u vlerësuar dhe mbetet e paqartë nëse do të ketë nevojë për operacion.
Megjithatë, fokusi kryesor është tani në rikuperimin e tij për të qenë plotësisht i aftë për fillimin e sezonit 2025-2026.
Tashmë janë publikuara pamjet, ku gjermani shihet duke çaluar, derisa niset drejt një veture.
Havertz ka qenë një lojtar kyç për Arsenalin këtë sezon, duke u paraqitur pothuajse në çdo ndeshje.
Ai ka kontribuar me 15 gola dhe 4 asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/