Site icon Telegrafi

Është gjetur tetëvjeçari nga Prishtina që u raportua i humbur nga familja

Është gjetur tetëvjeçari Lorik Berisha nga Prishtina, i cili u raportua si i humbur para pak orësh nga vetë familja.

Babai i tij, Arbër Berisha, për gazetametro.net ka konfirmuar gjetjen e të birit për çka falënderon publikisht ata që kanë dhënë informacione.

—————————————

Ka humbur një 8-vjeçar në Prishtinë, po e kërkon familja (Foto)

Lorik Berisha nga Prishtina po kërkohet nga familja e tij, pasi ka dalur nga shtëpia orë më parë dhe nuk është kthyer akoma.

Lajmin për humbjen e tij e ka bërë të ditur vetë babai, Arbër Berisha, i cili edhe ka lutur të gjithë ata që e kanë parë djalin e tij të lajmërohen, shkruan gazetametro.

Në rast se keni ndonjë informacion apo e keni parë vogëlushin, lajmëroni babain e tij në këtë numër telefoni: 044 186 340.

Loriku kur ka dalur nga shtëpia ka pasur të veshur një komplet veshjeje të Real Madridit.

Gazeta Metro ju lutet që nëse keni informacion apo e keni parë vogëlushin, të kontaktoni babain e tij apo edhe numrin e redaksisë: 049 576 111.

Kështu duket Loriku:

 

 

Exit mobile version