Telegrafi

Ka humbur fëmija katërvjeçar në Mramor (Foto)

Djaloshi katërvjeçar, Erion Gashi, mbrëmjen e së mërkurën rreth orës 17:00 është larguar nga shtëpia e tij në fshatin Mramor dhe nuk është kthyer më .

Katërvjeçari në kohën kur ka humbur kishte të veshur trenerka të kaltra dhe xhemper të së njëjtës ngjyrë.

Lusim të gjithë që mund të kenë informata rreth lokacionit ku mund ta kenë parë Erion Gashin të lajmërohen në numrin e telefonit:  +377 45 262 087.