Site icon Telegrafi

Ka gati 450 milionë euro në llogari e nuk di të lexojë

Ky pasanik 45 vjeçar për shkak se vuan nga dileksia nuk është në gjendje të mësojë shkronjat. Përkundër kësaj, pasuria e tij vlerësohet afër 450 milionë euro.

“Si fëmijë kam dhënë gjithçka nga vetja për të mësuar të lexoj. Fjalët vetëm silleshin në tru”, tha Andreas për gazetën britanike The Sun.

Në moshën 14 vjeçare vendosi ta braktisë shkollën, por kjo nuk e pengoi ta themelojë një mbretëri. Sot posedon tre aeroplanë, një jaht dhe një kompani ndërtimi. Ish boksieri, i lindur në Qipro, ka probleme të mëdha me sulmet e nervozës kur lexon shenjat e komunikacionit derisa vozit.

Mbretërinë e tij të biznesit e ndërtoi si i ri. Fillimisht punoi tek i ati ndërsa më pas vazhdoi me blerjen e tokës dhe ndërtimin e shitjen e banesave. Sot jeton në një pronë të madhe në afërsi të Londrës. /Telegrafi/

Exit mobile version