Telegrafi

A ka gara të jashtëligjshme me automjete në Shkup?

Nëpër rrugët e Shkupit organizohen gara ilegale me vetura, kryesisht gjatë orëve të vona të natës. Kështu deklaron për TV24 një pjesëmarrës në këto gara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, pjesëmarrësit arrijnë një ujdi paraprake, që më pastaj të nisen për në garë, gjatë orëve të vona të natës. Mirëpo, ky pjesëmarrës i konsideron këto gara si të sigurta.

Ai sqaron se këto gara nuk bëhen brenda në qytet, dhe se këto gara janë si pasojë e alkoolit.

Pas ankesave të qytetarëve, policia është vënë në lëvizje për të ndaluar këto gara. Ekipio i TV24 u mundua që të filmojë ndonjë garë, por në vendet e supozuara të organizimit nuk ndodhi asgjë.

Përndryshe, nga fillimi i vitit, nëpër rrugët e Shkupit janë kapur 480 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin e tyre nën ndikimin e alkoolit. 319 prej tyre u është marrë patent shoferi./TV24/Telegrafi/

 

*Foto Ilustrim