Ka filluar votimi për zgjedhjen e fituesit publik kombëtar në Çmimet evropiane të afarizmit 2016/2017 për Maqedoninë, si edhe për 33 vende tjera pjesëmarrëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në votimin publik marrin pjesë mbi 350 fitues kombëtar të zgjedhur nga komisioni, duke garuar ndërmjet vete gjithsej 34 vende nga Evropa. Pas shtëtë ditë votimi, kompanitë e të gjitha vendeve që do të marrin më shumë vota, do të shpallen si Fitues kombëtar publik, më 6 mars të këtij viti.
Pas përfundimit të këtij votimi, nga 6 mars e deri më 27 prill do të fillojë zgjedhja e Kampionit evropian publik./Telegrafi/