Telegrafi

Neziri: Opozita shumë e dobët afër BDI-së

Ka filluar tubimi i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim në sallën ”Shaban Tërstena” në komunën e Çairit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pritet që në tubim të merr fjalën edhe kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti, ndërkaq të pranishëm janë edhe anëtarë tjerë të kryesisë së partisë, si nenkryetarja e partisë, dhe njiherit kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, pastaj Shefi i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri, i cili, mes tjerash tha:

”Kam marr një mesazh nga kryetari dhe dua t’u them opozitës që të bashkohen se janë shumë të vegjël përballë BDI-së dhe Ali Ahmetit” tha mes tjerash Bekim Neziri, shef i shtabit zgjedhor të BDI-së.

Kryetar i Forumit Rinor vazhdon të jetë Hisen Xhemaili./Telegrafi/