Telegrafi

Ka filluar trajnimi i stafit të KSHZ-së për verifikim të të dhënave në terren

Ka filluar trajnimi i kontrolluesve të cilët do të përfshihen në verifikimin në terren të të dhënave të dyshimta në listën zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjithsej 80 të punësuar në KSHZ janë përfshirë në këtë trajnim, të cilët më pastaj do të duhet të trajnojnë 374 anketues.

Pritet që verifikimi në terren të fillojë ditën e shtunë, ndërkaq mbrëmë KSHZ-ja konstatoi se duhet të bëhet verifikim i 188820 votuesve, nga të cilët 89383 do të verifikohen në terren, kurse pjesa tejtër do të verifikohet në mënyrë administrative. Edhe 6795 ankesat e qytetarëve do të verifikohen, një pjesë e të cilëve në mënyrë administrative, kurse pjesa tjetër, pra 6018 do të jenë subjekt i përpunimit dhe analizës krahasimore./Telegrafi/