Site icon Telegrafi

Ka filluar trajnimi i mësimdhënësve të shkollave të mesme në Maqedoni për teknika të mësimdhënies

Sot ka filluar trajnimi i 7000 mësimdhënësve të shkollave të mesme të Maqedonisë për metoda bashkëkohore dhe teknika të mësimdhënies, që ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies interaktive, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Trajnimi përbëhet nga pjesa teorike dhe mbështetja në mësimdhënie me shembuj praktik për t’u nxitur kreativiteti i arsimtarëve dhe shkollave, të zhvillohetmendimi kritik te nxënësit dhe të jepen parakushte për shfrytëzim më të madh të përmbajtjeve digjitale.

Projekti mbëshetet nga University College London, ndërkaq në fazën e parë të projektit u trajnuan këshillëtarët në Byrotë për zhvillimin e arsimit (BZHA), të cilët në fazën e dytë janë trajnuesit e arsimtarëve. Trajnimet duhet të përfundojnë në të gjitha shkollat e mesme, më së voni deri në fund të qershorit, për t’i lënë hapësirë mbikëqyrjes së shkollave./Telegrafi/

Exit mobile version