Pas dy ditëve që rrinte zjarri i ndezur në deponinë e Strugës, nga mbrëmë është angazhuar ekip shtesë i zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin që për dy ditë kishte mbajtur të mbuluar qytetin me tym, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kjo deponi ishte shkas që qytetarët të dalin edhe në protesta të cilët nuk rezultuan me ndryshimin e gjendjes.
Gjithashtu, në Strugë kanë qenë ministrat e Qeverisë për të gjetur zgjidhje të përbashkët së bashku me kryetarin aktual të Komunës. /Telegrafi/