Portalb njofton se ka filluar takimi i iniciuar nga Rilindja Demokratike Kombëtare në hapësirat e Hotel “Aleksandar Palace”, transmeton Telegrafi Maqedoni
Në takim janë përfaqësuesit e RDK-së, Lëvizjes Besa, Unitetit, ndërkaq mungon kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.
Ashtu siç njoftojnë nga RDK, ky takim po mbahet, në lidhje me situatën aktuale politike në vend, vullneti i shprehur nga të gjitha subjektet politike opozitare dhe nevoja e bashkëpunimit opozitar sa më të gjerë, si mundësia më e mirë për fitoren e opozitës shqiptare në Maqedoni.Telegrafi/