Telegrafi

Ka filluar takimi LR-PDSH – LSDM, çfarë do të vendoset për gjuhën shqipe?

Tv21 bën të ditur se ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, në ora 15:00 u takuan grupet e punës të LSDM-së dhe LR-PDSH-së.

Të dy partitë kanë dërguar nga 3 përfaqësues, nga LR-PDSH janë: nënkryetari i partisë Agon Ferati, Arben Taravari dhe Elmi Aziri ndërsa nga LSDM: Oliver Spasovski, Radmilla Sheqerinska dhe Renata Deskoska.

Siç mësohet, temë e takimit do të jetë dygjuhësia në nivel nacional, ndarja e buxhetit në mënyrë proporcionale dhe pika tjera të deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.

Mbrëmë për TV21, sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari, theksoi se nënshkrimet e tre deputetëve të Aleancës janë në dispozicion të LSDM-së./Telegrafi/