Deri mbrëmë vonë në Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), përmes faqes së internetit, janë paraqitur rreth pesë mijë qytetarë për të raportuar parregullësi të gjetura në listën zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky opcion është mbyllur sot, por qytetarët që nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, edhe më tutje do të mund të paraqesin parregullsi, por përmes njësive dhe zyrave të KSHZ-së në rajonet përkatëse, ndërkaq rastet e paraqitura janë duke u krahasuar me të dhënat tjera dhe është duke u verifikuar se ku do të bëhet kontrollimi në terren. Raporti i rezultateve të fituara do të rishikohet ditën e nesërme në mbledhje të hapur.
Krahasimin e të dhënave, tashmë dy javë, e kanë kryer ekspertë të teknologjisë informative, pëmes bazave të të dhënave të dhjetë institucioneve, kurse ato të dhëna që nuk do të përputhen së paku në dy institucione, do të verifikohen në terren. Lista zgjedhore duhet të jetë e gatshme për verifikim, më së voni deri më 17 prill./Telegrafi/